Zbritje Close W

BLACK FRIDAY OFERTA Apple iPhone 7 Plus 256GB, gold

Edito Publikuar më 25.11.20161,049.50€
Informatat:
  • Emri:

    Gjirafa50
  • Telefoni:

    37744991206
  • Qyteti:

    Prishtinë
  • Çmimi:

    1,049.50€
Përshkrimi:

“Shtatë arsye më shumë për të pasur një iPhone”

Apple iPhone 7 Plus është versioni i celularëve më të përparuar në botë, i cili vjen me përmirësime të hatashme, pamje metalike tejet të sofistikuar dhe sistem operativ të përmirësuar, inovativ dhe të sigurtë. Kjo gjeneratë vjen në treg me kamerë dy anësore dhe FaceTime HD të cilat mundësojnë kapjen e imazheve dhe portreteve sikurse të ishin të gjalla, memorie të dyfishuar, jetëgjatësi të baterisë të tejzgjatur, ngjyrim marramendës, zërim vibrues, Home Button të ridizajnuar, prekje 3D dhe me teknologjinë IP67 që e bën rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.

Retina shfaq imazhe tejet të qarta dhe shfaq një gamë më të gjerë të ngjyrave (P3). Retina është 5.5’’ me rezolucion 1920 x 1080 Full HD, me densitet 401 pikë për inç (ppi), me teknologji IPS (që lejon shikimin e imazheve nga çdo kënd), dritë të pasme LED dhe kontrast prej 1300:1. Poashtu, i gjithë ekrani është i mbuluar me shtresë oleofobike e cila nuk lejon që shenjat e gishtave të mbesin gjatë prekjes.

iPhone 7 plus është i pajisur me çip A10 Fusion katër bërthamësh, kartelë grafike M10 64 bitëshe dhe memorie të brendshme 256GB. Ka kamera dyanësore 12MP me shtrirje të gjerë shikimi, me lente telefoto të cilat janë me hapje 28mm, f/ 1.8 e gjërë dhe 58mm, f/ 2.8 tele, me dy zmadhues optik, me një stabilizues optik për kamerën e përparme 7MP FaceTimeHD dhe blic.

https://gjirafa50.com/produktet/apple-iphone-7-plus-256gb-i-arte/

Shpërndaje:

Të tjera